Krasniqi në krye të udhëheqjes së Shtabit Zgjedhor të PDK-së - NACIONALE

Krasniqi në krye të udhëheqjes së Shtabit Zgjedhor të PDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtabin Qendror Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës do ta udhëheq kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, njoftoi kjo parti në një komunikatë për media.

Në njoftim thuhet se Krasniqi është vendosur në krye të procesit zgjedhor “për t'i dhënë drejtim organizimit e mobilizimit të partisë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtitm”.

“Ky vendim është marrë sot në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me qëllim të koordinimit të plotë të aktiviteteve elektorale në të gjithë vendin nga kreu i partisë. Në pozitën e zëvendësshefes së shtabit u emërua sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku”, u tha në njoftim.

Lajme të ngjashme