Krasniqi ndez një qiri për avokatin Strong: Prehu në paqe, mik i dashur!
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka marrë pjesë në ndezjen e qirinjve që u organizua në përkujtim të Andreë Strong, avokat i Kadri Veselit.
Krasniqi ka shkruar se Strong ishte një njeri i mirë dhe i drejtë. Tutje, sipas Krasniqit, avokati amerikan me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të UÇK-së dhe Kosovës.
“Përtej rolit të tij si avokat, Andreë ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë.
Këtë ai nuk e bëri vetëm pse e kishte profesion, por sepse drejtësinë e kishte mision. Andreë e dinte pafajësinë e krerëve të UÇK-së, siç e dinte pastërtinë e luftës së popullit tonë për liri, prandaj, me mendje e zemër u përkushtua secilën ditë të angazhimit të tij në këtë proces.” – shkroi ai.