Krasniqi: Moskoordinimi me SHBA-të ka për pasojë izolimin dhe stagnimin
Juristi Albert Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për injorimin e kërkesës së SHBA-së për targat.
Ai ka thënë se shefi i ekzekutivit është duke e refuzuar lehtësisht këtë kërkesë amerikane.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo nuk është rruga e duhur për mirëmbajtjen e aleancave dhe rritjen e besimit.
Sipas tij, moskoordinimi me aleatët për pasojë ka izolimin dhe stagnimin.
“Kjo nuk është rruga e duhur për mirëmbajtjen e aleancave dhe rritjen e besimit. Aleancat funksionojnë kur investimi është i dyanshëm. Kështu, vetëm duke kërkuar ndihmë e mos koordinuar veprimet, për pasojë ka izolimin dhe stagnimin. Hapi i parë veç është bërë me anulimin e vizitave zyrtare. Prandaj zbatimi i vendimit pas dhjetë muajsh është koha e duhur, e koordinimi me aleatët është mënyra më efikase. Kaq mund të bëjmë!”, ka shkruar ai.