Krasniqi: Më shumë se 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive - NACIONALE

Krasniqi: Më shumë se 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vazhduar komentimin e gjetjeve të Raporti të Progresit për Kosovën.

Ai sot ka folur për shifrat e fundit që ky raport tregon për kreditë e qytetarëve dhe goditjen e tyre nga rritja e normave të interesit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka bërë me dije se normat e interesit të kredive gjatë vitit 2022, sipas raportit në fjalë, janë rritur në 6.3% derisa një vit më parë ishin më të ulëta.

"Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive! #Regres", ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme