Krasniqi lavdëron Ramën: Nuk humb asnjë mundësi për të mbrojtur Kosovën dhe luftën e saj
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përshëndetur fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është me fat që në këtë periudhë kryeministër i Shqipërisë është Edi Rama.
Ai ka vlerësuar se Rama nuk e humb asnjë mundësi për të mbrojtur Kosovën dhe luftën çlirimtarë të Kosovës.
“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama - i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi. Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën. Populli i Kosovës të është mirënjohës!”, ka thënë Rama.