Krasniqi: Kush mendon se mund të bëjë kërcënime e të dalë i palagur, e ka gabim - NACIONALE

Krasniqi: Kush mendon se mund të bëjë kërcënime e të dalë i palagur, e ka gabim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka paralajmëruar kërcënueset e rrjeteve sociale.

Ai ka bërë me dije se kush mendon se mund të bëjë kërcënime dhe të shpëtojë e ka gabim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se një shtetasi amerikan kërcënimi që ia ka bërë presidentit amerikan i ka kushtuar me jetë.

Kërcënimet që bënte në fejsbuk kundër presidentit Bajden dhe disa zyrtarëve të tjerë, i kanë kushtuar me jetë një shtetasi amerikan. Ndër të tjera ai teveqeli kishte shkruar edhe këtë fjali: “Dëgjova që Bajdeni po vjen në Juta. Po e kërkoj uniformën time të maskuar dhe do t’ia fshij pluhurin pushkës sime snajper M24.” Kur kanë shkuar që ta arrestojnë, ai ka rezistuar dhe është vrarë. Pra, vrasja e atij personi e ka shkakun te marrëzitë që ka bërë në fejsbuk. Kush mendon se mund të bëjë kërcënime e të dalë i palagur, e ka gabim. “Shteti e zen lepurin me qerre”, thotë një fjalë e urtë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme