Krasniqi: Kurtin duhet ta leni që të ballafaqohet me premtimet e veta të rreme
Analisti dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se Kryeministrin Albin Kurti, duhet që të lihet i qetë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti duhet të ballafaqohet me premtimet e veta të rrëme përfshirë këtu edhe elektroratin e tij të mashtruar.
“Albinin duhet ta leni të qetë, që të zbërthehet plotësisht, duke e çuar mandatin deri në fund. Duhet ta leni që të ballafaqohet me premtimet e veta të rreme dhe me elektoratin e vet të mashtruar. Nuk ka opozitë më të fortë se sa elektorati i mashtruar. Hakmarrjen e elektoratit të mashtruar, te kutitë e votimit e kanë provuar edhe paraardhësit e Kurtit. Veç lene që të konfrontohet me veten. Ai duket i pamëshirshëm edhe ndaj vetes, siç ishte dikur ndaj kundërshtarëve”, thuhet në postimin e Krasniqit.