Krasniqi: Kurti refuzoi ta takojë Jasharajn dhe sindikalistët, thotë nuk janë niveli im - NACIONALE

Krasniqi: Kurti refuzoi ta takojë Jasharajn dhe sindikalistët, thotë nuk janë niveli im

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nuk është e drejtë të thuhet se sindikatat, po nxiten nga opozita për grevën.

Krasniqi në RTK ka deklaruar se këmbëngulja e SBASHK-ut nuk duhet të vazhdojë, por të kërkohet një kompromis.

"Kjo ka degjeneruar me 50 euro e 70 euro. Janë këta mësimdhënës që nën kërcënimin e Serbisë, pa paga na kanë shkolluar ne", rikujtoi kreu i PDK-së, sipas të cilit, nuk mund të degradohen mësimdhënësit deri në këtë shkallë. Kërkesa e tyre është për dinjitet", ka thënë ai.

I pari i PDK-së shtoi se Kurti rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë, duke refuzuar takimet me grevistët, nën arsyetimin se ata nuk janë niveli i tij.

"Kurti refuzoi të takojë grevistët, se nuk takohem me Jasharajn sepse ata nuk janë niveli im. Kritika e tij ndaj medieve thuajse kërcënuese”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme