Krasniqi: Dje në Bijelinë ranë trumbetat e luftës për “botën serbe”, Kurti vazhdon luftën ndaj sindikatave
Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti po zhvillon luftë iracionale kundër sindikatave, Serbia po flet për një luftë të ardhshme.
Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Aleksandër Vuçiq bashkë me Dodikun e kreun e Kishës Serbe, dje shpalosën planet e reja të luftës.
“Ky plan serb është rezervuar për Kosovën. Ndërsa Porfirie deklaroi se “nuk jemi të sigurt se kufijtë e shteteve nuk do të ndryshohen”, duke kërcënuar Bosnjen dhe Malin e Zi. (Dodiku dukej si shefi i të dyve, meqë ai faktikisht është zëdhënësi i Putinit.) Pra, trumbetat e luftës për “botën serbe” dje ranë fuqishëm në Bijelinë. Për ata që kanë vesh”, ka shkruar tutje ai.
Tutje ai ka thënë se në Bijelinë, pas kësaj vizite, dje ranë trumbetat e luftës për “botën serbe”.
Mes tjerash, Krasniqi tha se Kurti u ka shpallur luftë atyre që e sollën në pushtet, dhe të njëjtën, e vazhdoi edhe kur Vuçiqi futi persona të armatosur në territorin e Kosovës.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Deri sa Albin Kurti po zhvillon luftë iracionale kundër sindikatave të Kosovës, krerët e serbizmit po konsolidojnë radhët për luftën e ardhshme të armatosur për “botën serbe”, si fillim kundër Kosovës. Dje në Bijelinë, në vendin ku Arkani pati masakruar civilë boshnjakë, Vuçiqi, Dodiku dhe kreu i Kishës Serbe, Porfirie, shpalosen planet e reja të luftës. Vuçiqi deklaroi se nuk do ta japin asnjë pëllëmbë të tokës së Kosovës. Kush ka mend në krye e kupton se nga dialogu nuk do të ketë kurrfarë njohjeje. Më parë mund të priten incidente e ndonjë konflikt i armatosur lokal, i cili do ta minonte çdo mundësi edhe për ndonjë marrëveshje. Ky plan serb është rezervuar për Kosovën. Ndërsa Porfirie deklaroi se “nuk jemi të sigurt se kufijtë e shteteve nuk do të ndryshohen”, duke kërcënuar Bosnjen dhe Malin e Zi. (Dodiku dukej si shefi i të dyve, meqë ai faktikisht është zëdhënësi i Putinit.) Pra, trumbetat e luftës për “botën serbe” dje ranë fuqishëm në Bijelinë. Për ata që kanë vesh.
Ata që nuk kanë as vesh e as mend, e vazhdojnë luftën mazohiste kundër vetvetes, siç po bën qeveria Kurti, e cila u ka shpall luftë edhe atyre që e kanë sjellë në pushtet. Bile edhe kur Vuçiqi futë banda të armatosura në territorin e Kosovës siç veproi më 31 korrik 2022, qeveria Kurti e vazhdoi e patrazuar luftën kundër sindikatave të Kosovës! Duket e pabesueshme. Por, ka mundësi që kanë të drejtë ata që thonë:”s’keni parë gjë akoma!” Këta njerëz që janë në pushtet, të vetmen gjë që dinë ta bëjnë me sukses është presioni kundër institucioneve tona dhe bashkëkombasve të vet.