Krasniqi: Kurti po e mbron Gjykatën Speciale me dhunë e arrestime
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka komentuar arrestimet e aktivistëve të kësaj partie nga Policia e Kosovës gjatë protestës kundër vizitës në Kosovës të kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Ai ka thënë se ky aksion tregon mënyrën qysh Kurti po e mbron Gjykatën Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kryeministri Kurti po e mbron këtë gjykatë me dhunë e arrestime.
“Krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron sot atë gjykatë: me dhunë e arrestime!”, ka shkruar Krasniqi.