Krasniqi: Kurti paranojak, po bllokon projektet dhe buxhetin e komunave
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar ashpër të parin e qeverisë, Albin Kurtin, i cili sipas tij, po bllkon buxhetin e komunave, duke mos lejuar vazhdimin e projekteve të rëndësishme.
Krejt kjo sipas Krasniqit është si pasojë e funksionimit pranioak të Kryeministrit e inatet politike që ai ka me disa nga krerët e komunave.
“Vetëm një kryeministër që funksionon mbi imagjinata paranoike e me inate politike, si Albin Kurti, ka komoditetin t’i vë qytetarët dhe komunat e Kosovës buzë kolapsit, duke bllokuar buxhetet dhe projektet investive të tyre.
I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm dhe nga ana tjetër po flet për luftë.
Në turin e vizitave nëpër komuna që kam zhvilluar javëve të fundit, ku pothuajse të gjitha udhëhiqen nga kryetarë që u përkasin partive opozitare në nivel qendror, kam parë vështirësitë reale që ka niveli lokal në zbatimin e projekteve kapitale, për shkak të neglizhencës nga ana e Qeverisë Kurti.” Shkruan ndër të tjera Krasniqi.