Krasniqi: Kurti e Osmani duhet ta marrin seriozisht planin franko – gjerman - NACIONALE

Krasniqi: Kurti e Osmani duhet ta marrin seriozisht planin franko – gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një intervistë dhënë për Ekonomia Online, ka thënë se planin franko-gjerman Kryeministri e Presidentja duhet ta marrin seriozisht.

Ai gjithashtu tha se drafti i cili ka qarkulluar në media, për këtë plan, nuk është i vërtetë.

Sa i përket planit franko-gjerman ai që është publikuar nuk mund të jetë plani i vërtetë. Nuk e kuptoj arsyen pse është publikuar një plan i tillë, por spekulimet e kësaj natyre, taktizimet e kësaj natyre ka pasur gjithmonë edhe me publikimet e të ashtuquajturve non-papers.

Plani franko-gjerman në vete ngërthen mbi të gjitha një koordinim ndërkombëtar që se kemi parë në raport me Kosovën qe shumë vjet. Pra në kohën kur vëmendja e diplomacisë botërore është e koncentruar në Ukrainë dhe zhvillimet globale ky koordinim me ShBA dhe BE në raport me Kosovën dhe interesimin për ta dërguar në një nivel të ri dialogun Kosovë-Serbi duhet të merret shumë seriozisht sepse nuk ndodh shpesh që ta kemi këtë vëmendje dhe interesim ndërkombëtar”.

Ai, gjithashtu ka thënë se duhet përfshirje sa më të madhe, në mënyrë që në tekstin final, të përfshihen sa më shumë aspiratat shtetërore.

Kryeministri Kurti por edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën dhe angazhimin e tyre për ta diskutuar planin franko-gjerman por për ta pranuar si të tillë tash dhe e mira është që nuk është një kërkesë mere ose leje por që të shprehin gatishmërinë e Kosovës për tu angazhuar dhe negociuar tekstin i cili duhet të rezultojë tekst final me përfshirje të sa më shumë aspirtat shtetërore të Kosovës sepse e rëndësishme është marrëveshja finale e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë”. Ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme