Krasniqi: Kurti dëshiron të ballafaqohet me Osmanin kur vetë është më i fortë politikisht
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se ekziston mundësia që vendi të përballet me kriza politike.
Ai theksoi se kjo qeveri ka treguar aftësi për të prodhuar kriza të gjata politike.
Krasniqi shtoi se Vjosa Osmani ka qenë figura me fuqinë më të madhe elektorale dhe se Albin Kurti synon të përballet me të në një moment kur ai vetë është politikisht më i fortë.
“Ne kemi pa aftësinë e ktij pushteti për të shkaktuar kriza të gjata politike…Kurti është tallë me Osmanin, ka pas mundësinë t’ia vazhdojë edhe një mandat asaj…”
“E vetmja me një fuqi më të madhe elektorale ka qenë Osmani, ai po do me u ballafaqu me të kur është më i fortë politikisht”, ka thënë ai në Pressing.