Krasniqi kujton masakrën në Krushë të Madhe: Mungesa e drejtësisë është plagë e madhe - NACIONALE

Krasniqi kujton masakrën në Krushë të Madhe: Mungesa e drejtësisë është plagë e madhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe e kryer 24 vjet më parë nga forcat serbe.

Krasniqi ka shkruar në rrjete sociale se mungesa e drejtësisë për këtë masakër, është plagë që dhemb.

POSTIMI:

25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati.

Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën.

Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit.

Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe!

Lajme të ngjashme