Krasniqi kujton Kushtetutën e Kaçanikut: Moment historic, akt guximtar
Sot shënohet një datë e rëndësishme në Kosovë. Më saktë, 7 shtatori është dita e miratimi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila u miratua më 1990.
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, e ka shënuar këtë datë, duke thënë se është moment hsitorik.
Tutje, ai ka thënë se ka nderim të përjetshëm për delegatët e Kaçanikut.
“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.
Ky isht një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik” – ka shkruar ai.