Krasniqi: Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat - NACIONALE

Krasniqi: Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurtit.

Kurti më herët mbajti një konferencë për shtyp, së bashku me ministrin e financave Hekuran Murati, ku folën për një mori gjërash, e prezantuan një pako, me anë të së cilës synohet të ulet ndikimi i inflacionit.

Krasniqi, deklaratat e Kurtit i ka quajtur pallavra, duke thënë se ai duhet t’i ekzekutojë rrogat në sektorin publik.

“Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat!” ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se pagat për muajin e kaluar nuk janë ekzekutuar ende. Kjo si pasojë e një përplasje në mes qeverisë, komunave e sindikatave.

Lajme të ngjashme