Krasniqi kritikon ashpër deklaratën e Kurti ndaj sekretarit Blinken, e quan "psikopat" - NACIONALE

Krasniqi kritikon ashpër deklaratën e Kurti ndaj sekretarit Blinken, e quan "psikopat"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Florin Krasniqi, ish-deputet i partisë Vetëvendosje, ka kritikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti ndaj sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, të bërë para disa kohësh.

Në një intervistë për Debat Plus, Krasniqi e ka quajtur deklaratën e Kurtit të pafalshme dhe ka karakterizuar kryeministrin si një "psikopat". “Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, - deklaroi ai në Debat Plus.

Krasniqi vazhdoi me komente të ashpra për kryeministrin dhe deklaratën e tij ndaj Blinkenit. "Në qoftë se një injorant i tipit të kryeministrit tuaj që mundet me shku deri në psikopati, nuk e bën një psikopat i Kosovës, sekretarin e shtetit naiv. Nuk është naiv. Kam thënë përpara dhe vazhdoj me e thënë se njeri që ka guxim dhe aftësinë ose joaftësinë prej pozitës të kryeministrit të Kosovës me quajt sekretarin e shtetit naiv, është diçka në mes të komediko-tragjikes për Kosovës”, - tha Krasniqi

Lajme të ngjashme