Krasniqi: Krijimi i logove të reja çdo vit për festimin e Ditës së Pavarësisë është i panevojshëm
Analisti Albert Krasniqi ka thënë se krijimi i logove të reja për festimin e Ditës së Pavarësisë është i panevojshëm.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se logot kanë kuptim gjatë përvjetorëve jubilarë.
“Krijimi i logove të reja çdo vit për festimin e Ditës së Pavarësisë është i panevojshëm. Shpeshherë, më shumë vëmendje i kushtohet dizajnit të logos sesa vetë festimeve. Logot e veçanta do të kishin kuptim për përvjetorët jubilarë, ndërsa në vitet e tjera mjafton të nderojmë dhe respektojmë simbolet shtetërore” – ka shkruar ai.
Ky shkrim vjen pas reagimeve të shumta ndaj dizajnit të logos për festën e Pavarësisë gjatë këtij viti.