Krasniqi: Kosovën e lëshuan 200 mijë qytetarë gjatë Qeverisë Kurti - NACIONALE

Krasniqi: Kosovën e lëshuan 200 mijë qytetarë gjatë Qeverisë Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se nuk pret që do të ketë ikje e qytetarëve nga Kosova pas 1 janarit

Krasniqi ka thënë se pas 1 janarit qarkullimi i qytetarëve nuk do të jetë më i madh se gjatë dy vitetve të fundit gjatë kohës së qeverisjes së Albin Kurtit.

Ai ka përmendur largimin e 200 mijë qytetarëve që sipas tij, ka ndodhur gjatë Qeverisë Kurti.

Unë nuk e shoh shumë problem 1 janarin 2024 dhe lëvizjen pa viza. Kjo është e mirëseardhur, është e vonuar e stërvonuar dhe mirë që ka ndodhur përfundimisht” – ka thënë ai.

Ajo që ka qenë problematike është largimi i qytetarëve para liberalizimit të vizave, sepse lëvizja në zonën e Shengenit, vizita për të parë mundësitë, qofshin ato edukative, ndoshta edhe të punësimit, është më pak problematike dhe e dëmshme sesa fakti që në dy vitet e fundit, apo dy vitet e gjysmë qeverisje të Kurtit, e kanë lëshuar Kosovën mbi 200 mijë qytetarë. Shumica prej tyre me kontrata të punës, shumica prej tyre profesionistë, prej inxhinierëve, arkitektë e deri te mjekë, e cilido profesion tjetër. Kjo për mua është shqetësimi më i madh, sepse ka ndikuar që të ketë vërtet një shpopullim në disa prej viseve të Kosovës.” – ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme