Krasniqi: Konflikti i VV-së me mediat e tregon panikun e Qeverisë Kurti nga humbja
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se konflikti i Lëvizjes Vetëvendosje me mediat, tregon krizën e thellë të Qeverisë Kurti dhe “panikun që e ka kapluar” nga humbja.
Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se mediat kanë pronarët e njëjtë, si atëherë kur VV-ja erdhi në pushtet.
Sipas tij, mediat nuk kanë ndryshuar, por Kurti e partia.
“Konflikti i LVV dhe Kurtit me mediet tregon krizën e thellë të qeverisjes Kurti dhe panikun që e ka kapluar nga humbja. Këto medie janë të të njëjtëve pronarë, si në vitin 2021, kur Kurti dhe LVV ishin mysafirë të rregullt të tyre. Mediet nuk kanë ndryshuar. Prapë kërkojnë llogari nga qeveria, si në vitin 2020 e 2021. Kurti e LVV kanë ndryshuar. Kanë dështuar por nuk po duan të japin llogari. Ama më mirë është të jipet llogari para medies me kohë, se sa para prokurorëve më vonë” – ka shkruar ai.