Krasniqi kërkon hetim të plotë për lëndimin e minatorëve të Trepçës: Ngjarje e rëndë
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, është dekluar për shpërthimin që ndodhi në minierën e Trepçës, ku mbetën të lënduar 12 minatorë.
Në shkrimin e tij, Krasniqi ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për ngjarjen.
Tutje, ai u ka uruar shërim të shpejt të lënduarve.
“Ngjarja e rëndë në minierën e Stantërgut, ku 12 punëtorë të Trepçës kanë marrë lëndime, është shqetësuese dhe kërkon përgjegjësi.
Është e domosdoshme të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet.” – shkroi ai.