Krasniqi ka një pyetjet për lidershipin e LDK-së: Lumir e Vjosa, ku jeni sot?
Ish-deputetja e LDK-ja, Rezarta Krasniqi, ka reaguar pas situatës së sotme në Kuvend, ku deputetët e PDK-së dhe AAK-së përplaseshin me ata të VV-në.
Ajo e ka pyetur Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin se ku janë sot.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se ndjehet e turpëruar për heshtjen e partisë së saj.
“Jam thellësisht e turpëruar që partia ime, partia që skicoi vetë idenë e shtetit të Kosovës, sot rri e heshtur, e pa zë, e pa ide – derisa do të duhej ta ballafaqonte këtë pushtet, që jo veç mes partive politike, por ka mbjellur përçarje mbase të pashërueshme në krejt popullin. Çfarë duhet të mendojë sot votuesi i LDK-së? Kush e përfaqëson atë sot? Ku është zëri i votuesit të LDK-së sot? Në Kuvend jo, në rrugë jo, askund. Si u bë kështu që partia protagoniste e secilit proces të rëndësishëm të shtetit, sot të jetë një parti e strukur e hedhur diku në margjina. E pafalshme, ofenduese është kjo”, ka shkruar ajo.