Krasniqi ironizon: Kur ta ruajnë shpinën ushtarët e NATO-s, mund të lahesh në Ujman
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar përmes ironisë zhvillimet rreth çështjes së hapjes së Urës së Ibrit.
Në shkrimin e tij, Krasniqi vlerësoi se “kur ta ruajnë shpinën ushtarët e NATO-s, mund të lahesh në Ujman”.
“Kur ta ruajnë shpinën ushtarët e NATO-s, mund të lahesh në Ujman dhe bile mund ta këndosh këngën “Isuf Xhelili arusha e malit.” Deri kur të të thonë ata: “boll ma!” Mandej nuk lahesh ma. Me këndue edhe ma hiç. A u kuptuem, o miq? Siç ka thënë inxhinieri i elektros, “nuk ka vetëm dështime spektakulare, ka edhe suksese katastrofale” – ka shkruar ai.