Krasniqi i shkon për vizitë Myftiut Tërnava, vlerëson kontributin e BIK-ut në promovimin e harmonisë fetare - NACIONALE

Krasniqi i shkon për vizitë Myftiut Tërnava, vlerëson kontributin e BIK-ut në promovimin e harmonisë fetare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se është takuar me Myftiun Naim Tërnava dhe bëshkëpunëtorë të tjerë, për t'ua uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Duke dhënë detaje nga vizita e tij, Krasniqi ka ftuar të gjithë për më shumë dashuri, paqe e solidartitet, ndërsa ka treguar se me Myftiun Tërnava kanë diskutuar edhe shumë çështje të rëndësishme për shoqërinë dhe e ka falënderuar BIK-un për promovimin e harmonisë fetare.

“Duke uruar agjërim të lehtë e të pranuar, u pajtuam se është tejet e rëndësishme që, veçanërisht gjatë këtij muaji, të gjithë të ftojmë për më shumë dashuri, paqe, solidaritet e vepra të mira. Me Myftiun Tërnava diskutuam edhe për shumë çështje të tjera me rëndësi për shoqërinë tonë. Myftiun e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të BIK-ut në promovimin e harmonisë fetare dhe për shembullin e humanizmit dhe ndihmës konstante për nevojtarët. Agjërim të lehtë të gjithë agjëruesve!”- ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme