Krasniqi: Gabimet e Kosovës i shfrytëzon egërsisht Serbia
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar një status për gjendjen e tensionuar në veri.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë gabime, të cilat pastaj i shfrytëzon egerësisht propaganda serbe.
“Çdokush e di që Serbia është fajtore për barrikadat, për provokimet dhe për dhunën në veri. Por, propaganda serbe është shumë e specializuar, shpesh arrinë ta maskojë realitetin. Prandaj, zyrtarët tanë nuk duhet të bëjnë gabime, sepse ato i shfrytëzon egërsisht propaganda serbe”, ka shkruar Krasniqi.