Krasniqi “falëndëron” VV-në: Njerëzit servilë kanë humb si sh*rra e pulës
Milazim Krasniqi, profesor universitar, është një nga kritikët e zëshëm të VV-së, partisë më të madhe në pushtet.
Megjithatë, Krasniqi ka pasur një falënderim për VV-në, të cilin e ka quajtur “falënderim absurd”.
Sipas tij, qendrimet e orvelliane të VV-së kanë bërë që njerëzit servilë të mos e ftojnë për kafe.
“E kam një falënderim absurd edhe për LVV: me qëndrimet e saj orveliane, pra, duke mbikëqyrë kush me kend pi kafe, kush me kend bën fotografi, kush kujt i bën like në fb, ka bërë të mundur që të largohen prej meje shumë njerëz servilë, të cilët më mërzisnin me kërkesa për kafe e fotografime. Kanë humb si shurra e pulës” – ka shkruar Krasniqi.