Krasniqi e uron Trumpin: Dëshmi e forcës së demokracisë amerikane
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, e ka uruar Donald Trumpin për rizgjedhjen e tij si president i ShBA-së, pasi mposhti kundërkandidaten Kamala Harris.
Krasniqi ka shkruar se rizgjedhja e Trumpit është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane.
Tutje, Krasniqi ka ritheksuar “përkushtimin e plotë” për rifuqizimin e raporteve Kosovë-ShBA
“Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë - SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë" – ka shkruar Krasniqi.