Krasniqi e publikon foton e LVV-së duke votuar kundër debatit për minatorët e policët: Çfarë turpi - NACIONALE

Krasniqi e publikon foton e LVV-së duke votuar kundër debatit për minatorët e policët: Çfarë turpi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi pushteti votoi kundër debatit parlamentar për minatorët dhe policët.

Krasniqi e ka cilësuar si turp një qëndrim të tillë, derisa publikoi foton e Lëvizjes Vetëvendosje duke votuar kundër.

“Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës. A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!

Lajme të ngjashme