Krasniqi e LDK-së: Qytetarët çdo ditë e më shumë po i japin përgjigje demagogëve - NACIONALE

Krasniqi e LDK-së: Qytetarët çdo ditë e më shumë po i japin përgjigje demagogëve

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Rrezarta Krasniqi, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e quajti pushtet në ikje “i demagogëve”, Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë si një replikë ndaj ish-deputete të VV-së, Arbëreshë Kryeziu.

Rrezarta Krasniqi tha se deputetja e VV-së e paska marër përgjigjen nga qytetarët në komente në rrjete sociale.

“Rrugës për në tubimi ne radhës në degën e parë, ma dërguan një video ku më paska përmend një ish-deputete e VV-së, e cila asnjëherë s’ka fol për Gjilanin dhe me tregu kur kryehet Autostrada e Gjilanit, përgjigjen e kish marrë nga qytetarët në komente”

“Qytetarët çdo ditë e më shumë po i japin përgjigjjen më të mirë demagogëve të pushtetit në ikje. Mos harroni, 123 është numri, e Lidhja Demokratike shpresa për Kosovën! ✌🏻”, tha ajo.

Lajme të ngjashme