Krasniqi e LDK-së: Pushteti i sotëm e vonoi për vite të tëra liberalizimin e vizave - NACIONALE

Krasniqi e LDK-së: Pushteti i sotëm e vonoi për vite të tëra liberalizimin e vizave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një postim të fundit në Facebook, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka bërë një sërë kritikash ndaj qeverisjes së tanishme lidhur me vonesën në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Krasniqi ka theksuar se, megjithëse është e rëndësishme njohja e sukseseve të fundit në këtë fushë, duhet të kujtojmë se pushteti aktual ka shkaktuar vonesa të mëdha në këtë drejtim në të kaluarën.

"Nuk duhet harruar se, pushteti i sotëm që ishte opozita e djeshme e vonoi për vite të tëra liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Keq shumë!" - tha ajo.

Krasniqi ka akuzuar më tej qeverinë aktuale humbje të konsiderueshme ekonomike dhe dëmtim të marrëdhënieve me aleatët tradicionalë të Kosovës.

"Në shtator të vitit të kaluar, në një konferencë në Madrid, pata kërkuar njohjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe heqjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian, të cilat për pasojë kanë shkaktuar një humbje të konsiderueshme ekonomike të vendit, me bllokimin e projekteve në vlerë prej 295 milionë eurove, për çka është fajtore kjo Qeveri e cila asnjë të mirë nuk ia solli vendit, përderisa edhe i dëmtoi marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj tradicional." - tha ajo ndër të tjera.

Lajme të ngjashme