Krasniqi e LDK-së: Kurti e Bislimi do të mbahen mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve
Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së, i ka reaguar Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.
Krasniqi ka pasur një interpretim të ashpër në lidhje me qeverisjen e Qeverisë Kurti.
Sipas Krasniqit, kryeministri Albin Kurti dhe vartësi i tij Bislimi do të mbahen mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve.
“Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e dytë nën sanksione nga BE, keni dështuar të antarësoheni në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ju jeni turpi i kësaj Republike.
Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve” – ka shkruar ajo.