Krasniqi me një analizë: Dëshirat e Rashiqit po përmbushen me efikasitet nga Kurti
Analisti, Milazim Krasniqi ka reguar pasi Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka folur rreth Asocacionit, duke thënë se marrëveshjet e arritura nuk mund të anulohen.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se deshirat e Rashiqit kanë nisur të përmbushën me efikasitet nga kryeministri Kurti.
Sipas Krasniqit, ka filluar me lejen për patriarkun, ndonësë thotë se tash me Asociacionin dhe kthimin e serbëve të rebeluar në punë.
“Dëshirat e Rashiqit kanë filluar të përmbushen me efikasitet nga kryeministri Kurti. Filloi me lejen për patriarkun, tash Asociacioni dhe kthimi i serbëve të rebeluar në punë. Rashiqi po ma kujton xhuboksin e “Arabeskes”, ku me pak para mund të plotësoheshin dëshirat muzikore”, ka shkruar Krasniqi.
