Krasniqi: Bashkë me mërgatën për ta kthyer Kosovën në rrguën e duhur
Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në themelimin e degës së kësaj partie në Baden Ëürttemberg, të Gjermanisë.
Krasniqi tha se ky Kuvend rikonfirmon mobilizimin dhe rritjen e pandalshme të PDK-së në mërgatë, ashtu siç po ndodhë edhe në Kosovë.
E plotë:
Në Baden Ëürttemberg, me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani. Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar i Degës së PDK-së parë, nga gjashtë sa kemi në këtë shtet.
Edhe ky Kuvend, sikur në të gjitha shtetet e tjera ku i kemi themeluar deri tash degët tona në mërgatë, rikonfirmoi mobilizimin e madh dhe rritjen e pandalshme të Partisë Demokratike të Kosovës kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë.
Falënderoj të gjithë mërgimtarët për angazhimin dhe mbështetjen e Këshillit Iniciues dhe Komisonit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, që rezultoi me një organizim të shkëlqyeshëm të këtij Kuvendi, që zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të Degës.
Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë – do të jemi gjithmonë bashkë.