Krasniqi e kritikon deputetin Bajqinovci: Më mirë të mos flas se të shkretojë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklaratën e deputetit të Vetëvendojes, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se “në 20 vitet e fundit, LDK e PDK kanë qenë të martuar”.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi e ka quajtur deklaratën e Bajqinovcit të papërgjeshme.
Tutje, ia ka thënë që deputeti në fjalë më mirë të mos flas se të shkretojë.
“Bajqinovci i VV-së: Në 20 vitet e fundit, LDK e PDK kanë qenë të martuar” (Nacionale, 11 shkurt 2023) Koment: Në këtë mënyrë nuk duhet të flasë një deputet. Nuk arrij ta kuptoj si u instalua papërgjegjësia e politikanëve për fjalën publike? Ka vetëm një mundësi: padituria politike di të prodhojë ligjërim që tingëllon jonormal. Këshilla më e mirë për këta njerëz është: më mirë mos folni, se sa që po shkretoni!" - ka shkruar Krasniqi.
