Krasniqi: Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës - NACIONALE

Krasniqi: Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Elbert Krsaniqi, ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar kushtëzimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas Krasniqit, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës.

Tutje, në shkrimin e tij, Krasniqi ka akuzuar krerët e disa prej shteteve evropiane.

“Së pari, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër.

Së dyti, me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme