Krasniqi: Arroganca e Albin Kurtit ndaj mësuesve e arsimtarëve ka kaluar çdo kufi, është shokuese
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se arroganca e kryeministrit, Albin Kurti ka kaluar çdo kufi në raport me mësuesit dhe arsimtarët.
Krasniqi ka thënë se “mungesa e respektit ndaj atyre që edhe në kushtet e okupimit e kanë mbajtur gjallë shkollën shqipe dhe e kanë refuzuar okupimin, vërtet është shokuese”.
Tutje, ai ka kërkuar që Këshilli i Prindërve të bëhet me sindikata kundër qeverisë.
Shkrimi i tij i plotë:
Arroganca e Albin Kurtit ndaj mësuesve e arsimtarëve ka kaluar çdo kufi. Mungesa e respektit ndaj atyre që edhe në kushtet e okupimit e kanë mbajtur gjallë shkollën shqipe dhe e kanë refuzuar okupimin, vërtet është shokuese. Kush nuk e sheh këtë arrogancë, thjesht është injorant. Pra, kjo arrogancë është shkaku që shkollat janë të mbyllura. Për ta zbutur këtë arrogancë të Kurtit, shoqata e prindërve duhet të bëhet aleat me sindikatat, e jo kundër tyre. Pra, kërkesa që të fillojë mësimi, duhet të shkojë në adresë të kryeministrit e qeverisë. Ndërsa, opozita duhet të rrijë sa më anash, sepse edhe angazhimi i saj parimor, po keqpërdoret nga Kurti për t’i denoncuar sindikatat.