Krasniqi: Vetëvendosje pësoi rënie prej 9.4 pikë përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e 2021-ës
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënien më të madhe të votave, duke humbur 9.4 pikë përqindjeje nga rezultati i saj i mëparshëm.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë regjistruar një ulje të votave, me një humbje të kombinuar prej 2.2 pikë përqindjeje.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dalë fituese nga zgjedhjet e fundit, duke shënuar rritje të votave.
Krasniq bëri të ditur se PDK është rritur për 5 pikë të përqindjes, ndërsa LDK ka regjistruar një rritje prej 4.9 pikë përqindjeje në krahasim me zgjedhjet e kaluara.