Krasniq: Kurti premtoi drejtësi e po sjell shtet hakmarrës - NACIONALE

Krasniq: Kurti premtoi drejtësi e po sjell shtet hakmarrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, e cila sot ka marrë vendim për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka sjell një video të Kurtit, i cili sa ishte në opozitë kishte premtuar truproja e xhipa të zi për sistemin e drejtësisë.

Krasniqi ka treguar pse qeveria ka vendosur që të ua ulë pagat prokurorëve e gjyqtarëve.

“Këqyrni çka po bën sot. Truprojat e xhipat i ka ndalë për veti. A prokurorëve dhe gjykatësve sot ua ka përgjysmuar pagat. Sot qeveria ka marrë vendim me ua përgjysmuar të hyrat prokurorëve dhe gjykatësve”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë mënyrë Kurti po bën presin mbi sistemin e drejtësisë.

“Është duke e bërë këtë, sepse prokuroria dhe gjykata janë të vetmet institucione që nuk ka mbërri me i kap hala”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme