Kraki regjistrohet si deputet: Me shpresë që këtë herë do e marrim seriozisht Kosovën
Nezir Kraki i Vetëvendosjes është regjistruar si deputet. Ai ka publikuar fotografi me një përshkrim të çuditshëm: “Urime të gjithë deputetëve të zgjedhur me shpresen që këtë herë do e marrim seriozisht Kosovën, krejt bashkë.” – ka shkruar ndër të tjera deputeti i zgjedhur.
E plotë:
E treta herë që m’besoni. E treta herë që fitojmë.
Urime të gjithë deputetëve të zgjedhur me shpresen që këtë herë do e marrim seriozisht Kosovën, krejt bashkë.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe vlerësimin e angazhimit tim.