Kraki ofendon Memli Krasniqin: Është qesharak
Analisti Nezir Kraki duke folur për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet me Serbinë, e ka cilësuar kreun e PDK-së, Memli Krasniqi si qesharak.
Kraki, i ftuar në ‘Debat Plus’, ka thënë se një pjesë e opozitës në Kosovë, veç se janë jo të sinqertë janë edhe qesharak, duke përmendur në veçanti Memli Krasniqin.
“Krasniqi ende vajton targat. E kemi pa që në marrëveshjen me 10 pikët që Serbia pajtohet që të njeh targat, simbolet shtetëore të Kosovës, vulat doganore të gjitha,”- ka thënë ai.
Në emisionin “Debat Plus” është duke u diskutuar rreth marrëveshjes evropiane dhe takimit të ardhshëm mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, takim ky që është planifikuar të mbahet në Ohër.