Kraki i mëshon Hotit e Selmanajt: Personazhet më qesharake që kanë shkelë në Amerikë
Analisti politik Nezir Kraki, i është rikthyer marrëveshjes të cilën e nënshkroi ish kryeministri Avdullah Hoti, me presidentin serb Aleksander Vuçiq, në Ëashington.
Kraku ka përmendur premtimin e Hotit se nga kjo marrëveshje Kosova do të përfitonte mbi 1 miliard euro investime. Tutje Kraku ka përmendur edhe elemente të tjera të asaj marrëveshje të cilat sipas tij ishin të dëmshme.
Kraku i ka quajtur “trullana” Hotin e Driton Selmanajn që atë botë ishte zëvendëskryeministër.
Tutje sipas Krakut, këtë dy janë personazhet më qesharake, që kanë shkelur në Amerikë.
Statusi i plotë i Krakut:
Po kjo fabula me miliarda e ju kujtohet?
Adriatiku raportonte n‘ate kohe per miliarda derisa Dritoni e Dulla futeshin ne historine e personazheve me qesharake qe kane shkele n’Amerike keta 5 shekuj.
Ne ate marreveshje Kosova pranonte te mos kerkoj me njohje as pranim dhe si arritje ishte, shtrengonu mire, Serbia e ndalte fushaten e çnjohjeve.
Une ende nuk e kuptoj pse keta trullana nuk kane ike me kerku azil ne Papuazi diku me u mshef prej marres. Vakia Zotit!