Kraki e dreqos fare meselen e Kurtit me gara automobilistike - NACIONALE

Kraki e dreqos fare meselen e Kurtit me gara automobilistike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesor “jo në kuptimin francez” Nezir Kraki, i cili mori një numër të konsiderueshëm të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, në kuadër të koalicionit VV, Guxo, Alternativa, në një paraqitje live, i bën një lexim të shkurtër debatit që zhvillohet prej 9 shkurtit deri sot, atë se pse Qeverinë mund të mos e bëjë i pari i zgjedhjeve.

“Gjermania me 35 milionë banorë, do udhëhiqet tash nga një koalicion që udhëhiqet nga partia që ka dalë e para po nuk i ka marrë as 35 për qind. E disa mendojnë, disa nga talentët që s’po mundem me respekt, me i përdorë disa epitete shumë simpatike që iu shkojnë për shtati, disa talent në Kosovë mendojnë se fituesi i zgjedhjeve në Kosovë nuk mundet ndoshta me qeverisë. Uaa çfarë talentash dhe çohen e zbulojnë shkenca të reja matematikore dhe bëjnë llogari shkencore se si gara që në esencë e ka gjetjen e fituesit nuk paska asnjë vlerë”, thotë Kraki.

Deri në këtë paragraf, gjithçka shkon në rregull por pas fjalisë në vijim, Kraki e ndalë paraqitjen live.

Pse me u mbajtë zgjedhjet, pse me u mbajtë garat në Formula 1 për shembull, kur ata 2-shi e 3-shi…?” -thotë ai (dhe ndalet video).

Kështu, Kraki kritikon matematikën që thotë se Qeveria mund të bëhet edhe pa Kurtin, por a i ra në më mend krejt në fund se ‘matematicienti’ më i njohur i kësaj teorie është vetë Kurti?

“Ata e mendojnë garën zgjedhore si garë automobilistike kush dul i pari me marrë kupën, Republika nuk është garë automobilistike. Zgjedhjet demokratike në Republikën është kush e formon çështjen e tërësisë. Tërësia është çështja e shumica është vendimmarrja”, është i famshëm sqarimi i Kurtit në kohën e koalicionit VLAN.

Lajme të ngjashme