KQZ tregon se Zubin Potoku ka dorëzuar peticionin për shkarkimin e kryetarit për verifikim - NACIONALE

KQZ tregon se Zubin Potoku ka dorëzuar peticionin për shkarkimin e kryetarit për verifikim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka folur rreth peticioneve për shkarkim të kryetarëve në veri të Kosovës.

Ai ka treguar se deri më tani vetëm Zubin Potoku ka dorëzuar listën e nënshkrimeve për verifikim.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi për Nacionalen.

Lajme të ngjashme