KQZ si ‘breshkë’, njofton që 19 nga 43 vendvotime në konsulata dhe ambasada janë numëruar - NACIONALE

KQZ si ‘breshkë’, njofton që 19 nga 43 vendvotime në konsulata dhe ambasada janë numëruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se 19 nga 43 vendvotime në diasporë – i.e në konsulata dhe ambasada – janë numëruar dhe se procesi i numërimti të tyre po vazhdon.

“Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi”, njoftuan nga KQZ.

Postimi i plotë:

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime, ndërkaq procesi i numërimit është duke vazhduar për pjesën e mbetur të vendvotimeve.

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Procesi i numërimit është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve.

Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net

Lajme të ngjashme