KQZ shpall rezultatet në 35 komuna: shumica në balotazh - NACIONALE

KQZ shpall rezultatet në 35 komuna: shumica në balotazh

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka finalizuar rezultatin e raundit të parë për kryetarë komunash në 35 komuna të vendit. Për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën procesi ende nuk është mbyllur, pasi vazhdojnë shqyrtimet e ankesave.

Nga këto 35 komuna, një pjesë e garave kanë përfunduar pa nevojë për raund të dytë, ndërsa në shumicën pritet balotazh më 9 nëntor.

Fitues pa balotazh:

  • Deçan – Bashkim Ramosaj (AAK) 50.98%
  • Drenas – Ramiz Lladrovci
  • Istog – Ilir Ferati (LDK)
  • Kamenicë – Kadri Rahimaj (VV)
  • Lipjan – Imri Ahmeti (LDK)
  • Novobërdë – Sasha Millosheviq (Lista Serbe)
  • Podujevë – Shpejtim Bulliqi (VV)
  • Skenderaj – Sami Lushtaku (PDK)
  • Shtime – Qemajl Aliu (VV)
  • Shtërpcë – Ivica Tanasijeviq (Lista Serbe)
  • Ferizaj – Agim Aliu (PDK)
  • Malishevë – Nisma
  • Lista Serbe ka marrë mandate pa balotazh edhe në: Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Komunat që shkojnë në balotazh:

  • Gjakovë – Ardian Gjini (AAK) vs Ardian Gola (VV)
  • Gjilan – Alban Hyseni (VV) vs Arbër Ismajli (LDK)
  • Dragash – Bexhet Xheladini (LDK) vs Shaban Shabani (PDK)
  • Kaçanik – Sabedin Vishi (PDK) vs Jeton Raka (VV)
  • Klinë – Zenun Elezaj (AAK) vs Sokol Bashota (PDK)
  • Fushë-Kosovë – Valon Prebreza (VV) vs Besnik Osmani (LDK)
  • Mitrovicë – Faton Peci (VV) vs Arian Tahiri (PDK)
  • Obiliq – Xhafer Gashi (LDK) vs Halil Thaçi (VV)
  • Rahovec – Smajl Latifi (AAK) vs Ali Dula (VV)
  • Pejë – Gazmend Muhaxheri (LDK) vs Taulant Kelmendi (VV)
  • Prizren – Shaqir Totaj (PDK) vs Artan Abrashi (VV)
  • Suharekë – Bali Muharremaj (AAK) vs Ardian Shala (LDK)
  • Viti – Sokol Haliti (LDK) vs Arsim Ademi (VV)
  • Vushtrri – Ferit Idrizi (PDK) vs Sylejman Meholli (VV)
  • Kllokot – Bozhidar Dejanoviq (Lista Serbe) vs Sreçko Spasiq (Srpska Narodna Sloga)

Në Prishtinë, Junik e Mamushë rezultat ende nuk janë shpallur për shkak se nuk ka përfunduar ende trajtimi i ankesave.

Lajme të ngjashme