KQZ publikohen shpenzimet tremujore të partive, prin VV-ja me mbi 330 mijë euro - NACIONALE

KQZ publikohen shpenzimet tremujore të partive, prin VV-ja me mbi 330 mijë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportet financiare për tremujorin e tretë (korrik – shtator 2023) të subjekteve politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës.

Raporti tregon se partia në pushtet, VV, ka shpenzuar më se shumi gjatë kësaj periudhe.

Sipas raportit, në periudhën korrik-shtator, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 330 mijë e 599.3 euro.

Partia e dytë që ka shpenzuar më shumë është Partia Demokratike e Kosovës me 164 mijë e 358.7 euro.

Më pas vije Lidhja Demokratike e Kosovës me 142 mijë e 421.05 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 61 mijë e 666.25 euro.

Sipas Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Lajme të ngjashme