KQZ miraton vendosjen e kabinave të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e specifikave të kabinave të votimit që do të përdoren për proceset e ardhshme zgjedhore.
Në këtë mbledhje edhe vendimi për largim të sprejit u miratua, u morr vendim që në vend të tij të përdoren ngjyra matrikuluese.
Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, tha se këto kabina duhet të ruhen në depot e komunave përkatës e më pas të kthehen në depot e KQZ-së.
Sami Kurteshi, anëtari i KQZ-së ka propozuar vendosjen e një ore praktike, për të gjetur mundësinë që ti shihen personat duke votuar, dhe kë votojnë.