KQZ mban mbledhje nga orën 15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga ora 15:00 do tq mbajnë mbledhjen e radhës.
Sipas rendit të ditës në këtë mbledhje pritet që të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr.14, 15 dhe 16/2025.
Pika tre e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për hapjen e të gjitha kutive të votimit me fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ.
Sipas njoftimit, kjo është mbledhja e 17 e KQZ-së për vitin 2025.
Gazeta Nacionale pak më parë ka raportuar se KQZ ka mbajtur vetëm dy mbledhje në muajin e fundit.
