KQZ-ja sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet t`i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kjo do të bëhet në mbledhjen e sotme, e cila do të mbahen në ora 10:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 2,557 vendvotimeve, në të cilat, më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar procesi i votimit.