KQZ-ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve
Pas rrëzimit të ankesës së VV-së për rezultatet përfundimtare nga Gjykata Supreme, është hapur rruga për certifikimit e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. KQZ-ja ka bërë me dije se sot do të bëj certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Në njoftimin e KQZ-së është thënë se certifikimi do të bëhet sot në mbledhjen, e cila do të mbahet në orën 16:00.
Ky veprim shënon edhe nisjen e rrjedhjes së afateve kushtetuese për formimin e institucioneve të reja.